WHO WE ARE

Our website address is: https://albmart.com

Thank you for visiting Albmart  We are  a multinational e-commerce company, that provides business-to-consumer sales of products via Internet. It is headquartered in Prishtina, Kosovo. AlbMart is an online platform that lets people buy and sell products online in over thirty countries. Albmart is an online shopping website in which people and businesses buy and sell a broad variety of goods worldwide. In addition to its sales, AlbMart offers also online advertisements.

Kushtet e Perdorimit

Mirësevini!

 

Ju faleminderit që keni zgjedhur të përdorni ALBMART.com dhe shërbimet e tona të tjera, ku në tërësi do t’i referohemi si “Shërbimet”.

Ne kemi hartuar këto kushte të përdorimit (të cilave do t’i referohemi si “Kushtet”) ashtu që të njoftoheni me rregullat të cilat definojnë marrëdhënien tonë me ju. Edhe pse jemi munduar që kjo rregullore të jetë sa më e kuptueshme, në të do të hasni edhe terme ligjore. Arsyeja e përdorimit të tyre është se formojnë nenet e kontratës ligjore ndërmjet juve dhe ALBMART, Inc, kështuqë ju sugjerojmë që t’i lexoni me kujdes.

Duke shfrytëzuar shërbimet tona, ju pajtoheni dhe merrni përsipër të respektoni në tërësi obligimet tuaja që rrjedhin nga këto Kushte, në të kundërtën me mirësi ju lusim të mos i përdorni shërbimet tona.

Në kuadër të këtyre Kushteve, termet “JU” apo “përdorues” apo “blerës” nënkuptojnë entitetin apo individin i cili përdor shërbimet tona, ndërsa “NE” apo “tona” apo “ALBMART” nënkupton ALBMART, Inc., dega në Kosovë, dhe “palët” nënkuptojnë JU dhe ALBMART.

2.Privatësia

Ju lutem lexoni me kujdes Politikën e Privatësisë të publikuar në ueb faqen tonë në ALBMART.com. Politika e Privatësisë është pjesë integrale dhe e pandashme e Kushteve

3. Të drejtat e autorit

 

Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë të drejtat e autorit dhe angazhohemi që këto të drejta të respektohen në tërësi

E gjithë përmbajtja e përfshirë, e vënë në dispozicion apo e plasuar përmes ndonjë shërbimi tonë, siç mund të jenë por pa u limituar: ndonjë tekst, grafike, llogo, imazh, audio klip, shkarkime digjitale, të dhëna të grumbulluara dhe/apo softuere janë pronë e jona, apo e kontraktorëve tanë dhe mbrohen me ligjin mbi të drejtat e autorit të Republikës se Kosovës, ligjet ku operon apo ushtron aktivitetin ALBMART dhe normat ndërkombëtare për të drejtat e autorit.

Nëse gjatë shfrytëzimit të shërbimeve tona vëreni se ndonjë e drejtë e autorit është cenuar ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni përmes të dhënave të kontaktit të publikuara në ueb faqen tonë.

Markat Tregtare

Marka e jonë tregtare është e mbrojtur me ligj. Asnjë person fizik apo juridik, gjatë aktiviteteve të tyre tregtare nuk mund të shfrytëzojë ndonjë shenjë që në masë substanciale është identike, ose e ngjashme me markën tone tregtare. Shfrytëzimi i pa-autorizuar i markës tregtare konsiderohet si shkelje e të drejtave pronësore mbi markën e regjistruar tregtare

5.Përmbajtja e te tjerëve

Në shërbimet tona një pjesë e konsiderueshme e përmbajtjes vjen nga përdoruesit, publikuesit, dhe palëve te treta. Edhe pse ne mundohemi që të rishikojmë përmbajtjet kohë pas kohe, ne nuk e bëjmë këtë për të gjitha faqet, dhe si rezultat nuk mundemi dhe nuk dëshirojmë të marrim përgjegjësi për çfarëdo lloj përmbajtje që vjen nga të tjerët nëpërmjet shërbimeve tona

6.Komunikimi Elektronik

Ju pajtoheni që të komunikoni me ne në mënyrë elektronike, përmes e-mailit, teksteve, njoftimeve, mesazheve apo përmes shërbimeve të tjera. Ju mund të ruani kopjet e këtyre komunikimeve për nevoja tuaja. Ju pajtoheni se të gjitha marrëveshjet, njoftimet, shpalosjet, dhe komunikimet e tjera që ne ju ofrojmë juve në mënyrë elektronike janë valide dhe të plotëfuqishme dhe janë ekuivalente me komunikimet me shkrim

7. Llogaria juaj

Nëse ju hapni llogari tek ne keni mundësi të shfrytëzoni të gjitha shërbimet tona, mirëpo ju mbeteni përgjegjës të ruani konfidencialitetin e llogarisë dhe fjalëkalimit tuaj, si dhe pajtoheni të pranoni përgjegjësinë për të gjitha aktivitetet që bëhen nën llogarinë tuaj dhe fjalëkalimin tuaj. Që të blini produkte përmes shërbimit ALBMART.com ju duhet të jeni përdorues i regjistruar. Nëse nuk keni llogari ju lutem regjistrohuni.

Modifikimi i sherbimeve

Ne rezervojmë të drejtën që në çdo kohë dhe pa ndonjë njoftim paraprak të ndryshojmë, përmirësojmë, kufizojmë ose ndërprejmë përkohësisht apo përfundimisht ndonjë nga shërbimet ose pjesë të këtyre shërbimeve, apo pjesë të funksioneve të këtyre shërbimeve, përfshirë aplikacionet e lansuara. Për më tepër ne rezervojmë të drejtën për të prezentuar apo futur në funksion veçori ose aplikacione të reja për të përmirësuar shërbimet e tona.

Përshkrimi i produktit

Ne përpiqemi të jemi sa më te saktë në informatat të cilat i prezantojmë, megjithatë, ne nuk mund të garantojmë se përshkrimet e produkteve apo përmbajtje të tjera të produkteve në ueb faqet tona përfshirë ALBMART.com, janë të sakta, të plota, aktuale, apo pa gabime. Nëse një produkt i blerë nga ana e juaj në mënyrë thelbësore dallon nga produkti i listuar në ueb faqen ALBMART.com, ju keni mundësi që ta ktheni produktin.

Blerja e produktit

Ju mund të bleni produktet e listuara në ueb faqen tonë duke zgjedhur artikullin që doni të bleni dhe duke e dërguar në shportë (duke klikuar butonin “Shto në shportë”). Pasi të përfundoni përzgjedhjen e artikujve, shfaqet vlera e shportës (porosisë) suaj dhe numri i artikujve të porositur. Më pas vazhdoni procesin e blerjes, duke ndjekur hapat e mëtejmë. Pasi të përfundoni procesin, do të pranoni një e-mail që ju konfirmon se porosia e juaj është pranuar me sukses.

Ju lusim që para kryerjes së çdo porosie apo transaksioni të blerjes të siguroheni se informatat e juaja janë të sakta, të përditësuara, të plota dhe të kompletuara. Ne nuk jemi përgjegjës për çfarëdo humbje që mund të jetë si rezultat i informatave të pasakta apo jo të plota.

Ne ju këshillojmë që para procesimit të transaksionit të blerjes të siguroheni se keni fonde të mjaftueshme në llogarinë tuaj bankare, keni limit të mjaftueshëm në kartelen tuaj të kreditit për procesim të transaksionit, apo keni mjete të mjaftushme për pagesë me para në dorë.

Në mënyrë që të shmanget ndonjë dëm nga porosia e gabuar ju lusim që para procesimit të transaksionit të blerjes të siguroheni se nuk jeni duke bërë porosi të gabuar. Gabimet në procesim të porosisë janë përgjegjësi e juaj dhe ne nuk mund të marrim asnjë përgjegjësi.

Të gjithë artikujt e blerë tek Ne realizohen nëpërmjet një kontratë dërgese. Kjo nënkupton se rreziku i humbjes, dëmtimit për artikujt do të kalojë tek ju menjëherë pas dorëzimit nga ana jonë tek ju.

8. Kthimet dhe rimbursimet

Artikujt të cilët në mënyrë thelbësore nuk përputhen me specifikat, dizajnin, përshkrimin e produktit të porositur, ju keni të drejtë t’i ktheni, t’i zëvendësoni ose të rimbursoheni për to, përderisa ne nuk ju kemi paralajmëruar paraprakisht. Artikullin të cilin e ktheni konsiderohet i pranuar nga Ne vetëm atëherë kur artikulli dorëzohet në qendrën tonë të posaçme për produktet e kthyera

  • 9.Refuzimi apo anulimi i një transaksioni

ALBMART rezervon të drejtën që në çdo kohë, nën vullnetin e saj të lirë, të refuzoj apo të anuloj një transaksion online për çfarëdo arsye. Disa situata që mund të rezultojnë që një transaksion online të refuzohet apo anulohet përfshijnë dyshimet për mashtrim me kartelën e kreditit apo debitit, kur ka arsye të besojmë se transaksioni online është i pa-autorizuar, shkel ndonjë ligj, rregull apo rregullore. ALBMART në çdo kohë mund të kërkoj verifikime ose informacione shtesë për ndonjë transaksion online

Tatimet dhe Ngarkesat doganore

Çmimi i produkteve të listuara në ueb faqen tonë përfshinë doganën edhe TVSH-në, megjithatë para procesimit të porosisë ju lutem të lexoni me kujdes detajet e porosisë. Në rastet kur në çmimin e produktit nuk janë të përfshira tatimet apo ngarkesat e tjera doganore apo ngarkesa të tjera të imponuara nga ligjet atëherë ju obligoheni që krahas çmimit blerës të produktit të paguani të gjitha tatimet dhe ngarkesat e tjera (e aplikueshme për blerjet nga jashtë).

Kujdesi ndaj klientit

Kujdesi ndaj Klientit ka një rëndësi të veçantë për ne. Nëse ju keni nevojë për ndihmë apo asistencë për procesim të ndonjë transaksioni, gjurmim të porosisë tuaj, apo tjetër, ju keni mundësi që të lidheni drejtpërdrejtë me ne.

Plotësim-Ndryshimet e kushteve

Ne, në vazhdimësi përmirësojmë shërbimet ekzistuese, si dhe ofrojmë shërbime të reja. Kjo do të thotë që mund të shtojmë funksionalitete të reja, produkte apo shërbime, apo t’i ndalim ato. Ne, mund të ndërmarrim cilin do veprim në çfarëdo kohe dhe mund të mos jemi në gjendje t’ju njoftojmë paraprakisht

Ne shpresojmë qe ju do të përdorni përgjithmonë shërbimet tona, gjithsesi ju mund të përfundoni marrëdhënien duke fshirë llogarinë tuaj.

Në të njëjtën kohë edhe Ne mund të përfundojmë kontratën tonë në çdo kohë, për çfarëdo arsye, pa njoftim paraprak. Kjo do të thotë se ne mund të vendosim kufizime shtesë në përdorimin tuaj të shërbimeve, apo të mos ju ofrojmë shërbimet tona. Si p.sh. Ne mund të deaktivizojmë llogarinë tuaj si rezultat i mos shfrytëzimit të shërbimeve për një kohë të gjate.

Zgjidhja e MOSMARRËVESHJEVE dhe ligji i aplikueshem

Çdo mosmarrëveshje, mospajtim, ose pretendim që del nga apo në lidhje me këto Kushte, duke përfshirë shkeljen, ndërprerjen ose jo-vlefshmërinë e këtyre Kushteve, do të zgjidhet me arbitrazh në kuadër të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, në përputhje me ligjet e aplikushme të Republikës së Kosovës.